Zoran Zaev do të shpëtojë përmes qeverisë së zgjeruar bashkë me VMRO-në!

Kryeministri Zoran Zaev po shqyrton mundësinë e formimit të një qeverie të zgjeruar ku do të përfshihej edhe VMRO-DPMNE-ja.

Ky është një nga opsionet që kryeministri Zaev po kërkon përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, me qëllim që të arrijë të formojë një Qeveri të zgjeruar për të mbyllur çështjet e rëndësishme në vend, siç janë zgjidhja e kontestit të emrit, ligji për gjuhët dhe plani i reformave, që duhet të marrë dritë jeshile në Kuvend, informon INA.StrugaLajm

Kjo çështje siç mëson INA është lansuar si balon provues edhe në takimin e Zaevit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por nuk është hyrë në detaje. Se çështjet po çojnë drejt një skenari të tillë është edhe kompromisi i Zaevit që kryetari i KSHZ të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE, por edhe të vazhdojë drejtimi i disa institucioneve nga ana e kuadrove të partisë opozitare.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...