Zoran Zaev: Për përkthimin e emrit të ri të mundshëm në gjuhën shqipe do të konsultohemi me ekpertët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në pyetjen gazetareske tha se për përkthimin e emrit të ri në gjuhën shqipe duhet të konsultohemi me ekspertët, dhe tha se do gjendet përkthim adekuat, transmeton Portalb.mk.

“Unë nuk do të jepja koment, dua t’i dëgjoj ekspertet, subjektet politike që ishim këtu. Kjo besoj se është më pak e rëndësishme nga zgjidhja e çështjes së emrit. Jo që nuk është e rëndësishme, nga pyetjet e tilla transparente për përkthim adekuat nuk ka ikje, ekpertët do ta tregojnë si duhet të jetë dhe ashtu do jetë” tha Zaev pas seancës së rastit të deritanishëm “Ryshfet” ku ishte i akuzuar.StrugaLajm

Ndërsa sa i përket propozimit të emrit, ai tha se njëherë për njëherë ky emër është opsion për zgjidhje të mundshme të emrit. Ky emër, sipas tij do të ruaj identitetin, do t’i plotësonte kushtet e Greqisë dhe pritjet e qytetarëve të të dy vendeve.StrugaLajm

“Greqia të fokusohet dhe të mendojë mirë sepse ky propozim i plotëson pritjet e qytetarëve të të dy vendeve”, tha Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...