Zyrtarët e BDI-së një kopje e keqe e zyrtarëve të Ali Shukriut…

Lebit Murtishi

Se mund të ringjallen lugetërit e vjetër në formën më origjinale të lugatërisë së tyre, dikur, jo edhe aq larg në kohë, dukej e pabesueshme, supersticioze, aq sa dukej e pabesueshme dhe e paarritshme për një politikë neosllaviste – gjetja apo krijimi i monstrumëve te rinj shqipfolës nga monstrat e historive antishqiptare titorankoviqiste…StrugaLajm

Por ja që paskemi gabuar, dhe për më tepër, ja që do vazhdojmë të gabojmë…Kur të dëgjosh sa me zell dhe dashuri flasin monstrumët e rinj për ndërtimin e një ,,shteti të përbashkët,, shqiptaro-maqedon, kur i dëgjon sa me shpirt shprehen në gjuhën zyrtare kushtetuese dhe kur problemin e hapur shqiptar e shpallin të mbyllur me ,,marrëveshjen,, greko-maqedone të prespës, jo që të kujtojnë alishukrinjtë e mbrojtjes së vlerave të ,,avnojit,, por në shumë raste këta të rinjtë tejkalojnë edhe titorankoviqistët më fanatikë të kohës…Se dalin një grup ish të burgosurish ,,politikë,, (nga radhët e bdi-së) dhe shpallin për baba të tyre një pendarovski, një ish xhelat antishqiptar të udb-së, dhe se futet në ujërat e së njëjtës udb (vetëm për ti dhënë legjimitet zgjedhjeve presidenciale) një opozitëe e ashtuquajtur shqiptare, e cila sadopak e ka ngritur zërin e arsyes ndonjëherë, pakkush ka mundur të imagjinojë…Por më shumë se brengosëse janë turmat e ,,FanNOLIT,, QË EDHE PAS 30 VJET HISTORIE, vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur…Shpresoj që më 21 prill të marrin përgjegjen e duhur të gjithë…StrugaLajm


Loading...
loading...