Nje refren e qytetit tem

    “Zotni, zotni, te lutem, zotni, ma fal ndonje send ! – asht një refren, një refren i bukur i qytetit tem. Kur mëngjesi përtërihet ndër rrugët e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatërrohen nëper kembet e njerezve, hijet e automobilave e karrocave fillojnë të rrëshqasin neper dhe-atëherë ndër trotuare ia fillon një refren, refren’ i bukur i qytetit tem : “Zotni,, zotni, të lutem, zotni, ma fal ndonjë send !” Kush mund ta shprehi bukurinë e këtij refreni ?… Këtë melodi mund ta kendojnë vetëm trotuaret e qytetit tem e ta dëgjojnë vetëm qytetaret tonë. Dhe të kenaqen. Se qytetarëve tonë shumë ua kanda muziken…”

                        Një refren i qytetit tem – Migjeni

    Struga ,qyteti buzëdrinas është i njohur në vend dhe më gjërë si qyteti i turizmit, i poezisë dhe i festivaleve, etj.

    Bukuria e tij mahnit kalimtarët e rastit, tërheq turistë apo pushues nga qytetet të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe nga shtetet tjera,të cilët vinë këtu për pushim të rehatshëm, sepse këtë e mundëson qyteti ynë dhe qytetarët bujarë e të sjellshëm.StrugaLajm

    Ditët e sidomos mbëmjet e freskëta janë kënaqësi e vecantë për të gjithë ata që kanë dalur nga shtëpitë për të kaluar disa caste duke shëtitur rret brigjeve të Drinit të Zi apo nëpër bulevardet e sapo rregulluara të qytetit.

    Është kënaqësi të shohish rrugët kryesore plot e përplot me kalimtarë ,disa të rastit ,kurse disa të tjerë duke kryer obligimet e dites. Ndër ata të shumtit janë të rinj dhe të reja që kanë kryer obnligimin  e shkollës dhe tani plot gaz e hare, i mbushin rrugët e qytetit . Ka aty edhe qytetarë të tjerë të moshave dhe gjinive të ndryshme. C’farë kënaqësie do të thoshte kalimtari i rastit !

    Por, edhe pëkrah gjithë kësaj që u tha ka diçka që të bie në sy dhe të vret në ndërgjegjje dhe të shtyn të mendosh pak më thellë. Pse vallë nëper rrugët kryesore të qytetit, por jo vetem aty ka shume persona, nuk do ti emeroj lypës, sepse ne shekullin XXI ndoshta nuk duhet te perdoret ky nocion aq i rëndë.StrugaLajm

    Ata, skamnorët, që janë të shumtë, shqetësojne kalimtarët, sepse shtrijnë dorën për të kerkuar lëmoshë. Janë të shumtë dhe kalimtari edhe pse i sheh me keqardhje, nuk është në gjendje të plotësoje dëshiren e të gjithëve.

    Duke pare ato pamje, ku të shumtat janë të gjinisë femërore, të moshave të ndryshme, bile disa edhe me femijë në krahë, të shqetësojne dhe të kujtojnë të kaluarën e larget, vitet 30-40 të shekullit të kaluar, kur Migjeni shkroi novelat dhe skicat e tij të njohura ” Zoti të dhashtë “,” , Buken tonë të përditëshmë falna zot”, ” Luli i vocërr ” e të tjerat ,ku ve në shënjestër sistemin e asaj kohe dhe shkaktarët e asaj gjendjeje. Jo,,,Jo! Jemi të sigurtë se ato vite dhe ajo gjendje nuk do të përsëritet, dhe thënia e lypsit të Migjenit…kur dëgjonte frazën: “ Zoti të dhashtë “…mendonte se domethënia e saj është …” kurrë të mos kesh e kurrë të mos hash…! Nuk do të përsëritet kurrë.

    Ndoshta Programa e Qeveris; per grumbullimin e tepricave të ushqimit në vende të caktuara dhe të njëjtat të shfrytëzohen nga skamnorët dhe familjet që shfrytëzojne ndihma sociale do të zbus këtë gjendje të rëndë të skamnorëve e me këtë do të boshatisen rrugët e qyteteve dhe të fshatrave nga personat e përmendur më lartë. Inshallah kjo nismë jep rezultate dhe Reforma e paraqitur të bëhët realitet. Ndoshta edhe atyre një dite do tu buzëqesh fati. Ndoshta !

                                          Hana Bekteshi,  Strugë

                                     SH.F.K Vellezerit Milladinovci IX-2


Loading...
loading...