1.300 punëtorë shkojnë në pushim falas

Gjithsejt 1.300 punëtorë i kanë përmbushur kushtet dhe morën vauçerë për pushim të subvencionuar vjetor nga mbi 1.900 të paraqiturit në konkurs prej 2 prillit deri më 31 maj të këtij viti.

Siç tha sot minsitri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke pasur parasysh se me këtë numër do të ndrydhen 20 milionë denarë nga 30 të paraparat, do të hspallet edhe në konkurs nga fundi i gushtit. Vitin e kaluar për këtë masë qeveritare ka pasur 1.100 aplikime.

“Konkursi i parë tregoi se interesi për pushim të subvencionuar vjetor është rritur për 68 për qind. Punëtorët mund t’i shfrytëzojnë vauçerët në një nga 30 hotelet me të cilat kemi nënshkruar memorandum për bashkëpunim dhe varësisht nga çmimi i aranzhmaneve, të qëndrojnë në to, dy tre apo shtatë ditë”, theksoi Bekteshi.StrugaLajm

Kusht i vetëm për marrje të mbështetjes për pushim vjetor është që familja e të punësuarit që aplikon, të mos ketë të ardhura mujore më të mëdha se 22.000 denarë.

“Plotësisht jemi të përkushtuar në rritjen e turizmit vjetor, por edhe në atë t’u ndihmojmë hotelierëve vendorë për ta rritur vëllimin e vet të punës edhe jashtë sezonës”, theksoi Bekteshi.StrugaLajm

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov rrjeti distributiv për ngrohje qendrore nga BEG ta ndërmarrë Qyteti, Bekteshi tha se për këtë nuk ka marrë letër zyrtare.

“Kur të arrijë kërkesa në formë të shkruar, do ta shqyrtojmë nga aspekti i të gjitha mundësive dhe arsyeshmërisë ekonomike dhe do të deklarohemi”, u përgjigj ministri.

In : Aktuale

Loading...
loading...