1.500 euro për pushim 10 ditor në Ohër, a do të arrijnë qytetarët e Ohrit të mbajnë turistët vendas?

Me mbylljen e kufijve dhe mbështetjen e Ministrisë së ekonomisë, vitin e kaluar përmes sistemit me vauçerë, turistët vendas iu kthyen Ohrit dhe Strugës.

“Vitin e kaluar 70% e kapacitetit në rajonin e Strugës – Ohrit ishte i mbushur me turistë vendas. Ky ishte fillim për të cilin duhet të mendojmë për koncentrimin e turistëve nga rajoni jonë që të mbeten në Ohër apo Strugë për shkak se ka disa faktorë që turistët vendas të mbeten në vendin tonë”, tha Lupço Cvetanovski – hotelier.Reklame

Ja cilat janë çmimet të cilat janë faktor vendimtarë për destinacionin për pushim veror. Në Ohër për tu akomoduar në hotel me tre apo katër yje me mëngjes dhe darkë, çmimi është 25-30 euro në ditë. Në korrik dhe gusht, çmimi në hotele me katër yje në dhomë me një krevat është 51 euro, çmimi i dhomës dy krevatëshe është 74 euro, ndërsa i dhomës me tre krevate është 99 deri në 150 euro në ditë, apo 10 net me mëngjes, pa shtrirës plazhi, nevojiten 1000 deri në 1500 euro.

Këto çmime janë më të larta sesa çmimet për akomodim hotelerik afër detit në Turqi, Shqipëri, Egjipt, ku këtë verë mund udhëtohet ku çmimi i akomodimit hotelerik All inclusive është 300, 400 apo 500 euro, ndërsa për fëmijë deri në moshën 15 vjeçe është falas.

Siç duket sfida e qytetarëve të Ohrit janë turistët e huaj. Ballkani dhe Maqedonia janë vende atraktive për turistët nga Amerika, mysafirët aziatik dhe evropian.StrugaLajm

“Grupi i parë na vjen më 20 qershor, më gëzoi shumë. Ky është një fakt se bota u hap, Amerika e fitoi virusin korona dhe Amerikanët mund lirshëm të udhëtojnë nëpër botë”, u shpreh Filip Stefanovski – punëtor turistik.

Me 15 mijë denarë edhe këtë vit do të subvencionohen punëtorët me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e tejkalojnë shumën prej 30 000 mijë denarëve që të shkojnë në pushim. Vitin e kaluar 12 mijë denarë u destinuan për këtë program.Previous article

In : Aktuale

Loading...
loading...