Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka dhënë sot një lajm tejet të rëndësishëm pas tronditjeve që pësoi Shqipëria nga tërmeti 6.4 rihter.
Pacolli ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij dhurojnë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prkura nga tërmeti, raporton Indeskonline.
Pacolli tha se është tronditur kur pa dëmet në jetën e njeriut dh enë infrastrukturën që tërmeti shkatërrues la në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm i Kosovës tha se pret në mënyrë të organizuar edhe qindra familje këtu në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine.
Post