1 vit pandemi/ 8 pozitive që na solli Covid-19

Humbëm një vit nga pandemia, por gjetëm disa gjëra që ia vlen t’i mbash. Për shembull si të ndihmojmë njëri-tjetrin, të hamë bashkë në shtëpi, madje edhe ruajmë distancën. Vaksinat janë shpresa jonë e vetme për të dalë nga tuneli dhe të rifillojmë të jetojmë në normalitetin para 11 marsit 2020, atëherë kur shpërthimi i koronavirusit u shpall pandemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemi më 11 mars, 2020. Restoranteve dhe bareve u ulën qepenat, kompanitë dhe agjencitë qeveritare i dërguan punonjësit në shtëpi për të punuar dhe ekonomia në mbarë botën ra, miliona njerëz humbën punën, përkohësisht ose përgjithmonë dhe bizneset e vogla u shuan në heshtje bashkë me miliona njerëz.

Kanë qenë 12 muaj të tmerrshëm, zemërthyes, destabilizues. Por jo gjithçka ka qenë e tmerrshme.

Njerëzit në mbarë botën bien dakord se janë 8 gjëra të mira që na solli pandemia.

1- U bëmë fqinjë më të mirë.

2- Po kalojmë më shumë kohë me familjen

3- Respekti ynë për punëtorët thelbësorë është rriturStrugaLajm

4- Bota virtuale na afroi me të gjithë, pa distancë sociale dhe maska

5- Jemi bërë më higjienikë

6- Mësuam të mos përqendrohemi te gjërat e parëndësishme dhe të vlerësojmë ato që kanë me të vërtetë rëndësi për ne.

7- Tani jemi më kreativë dhe të vetëdijshëm për veten dhe aftësitë tona.

8- Ne jemi ndërgjegjësuar edhe për pabarazitë sociale.

In : Aktuale

Loading...
loading...