108 të hospitalizuar dhe dy të vdekur në Tetovë

Numrat e të infektuarve me Covid-19 po bien, mirëpo numri i viktimave vazhdon të jetë akoma shumë i lartë. Në 24 orët e fundit në Tetovë kanë ndërruar jetë dy persona, e Qendra Covid është e mbingarkuar me 108 pacientë, prej të cilëve 106 janë në oksigjen dhe dy në respiratorë. Mjekja Miranda Pajaziti nga Spitali i Tetovës me optimizëm tha se situata po përmirësohet dhe se qytetarët po vetëdijësohen, duke kërkuar ndihmë që në simptomat e para në ambulancë./TV21

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...