12 euro për udhëtar nga Aeroporti i Ohrit

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski ka promovuar risit në subvencionimin e fluturimeve nga ana e qeverisë.

Nikolloski ka thënë se nga tani e tutje do subvencionohen destinacionet dhe o kompanitë ajrore ashtu siç ishte deri më tani.

Në promovimin e risive të subvencionimit të linjave ajroje, ai përmendi rastin rastin konkret me kompaninë Wizz Air. Siç tha ai, kjo tregon se mund të ndikohet numri i udhëtarëve në vendin tonë nga problemet financiare të kompanive ajrore.

“Destinacionet e subvencionuara nga tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së. Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk do të subvencionohen kompanitë ajrore, por do të subvencionohen destinacionet. Që do të thotë se ikim nga praktika e subvencionimit të disa kompanive ajrore. Deri tani është subvencionuar për udhëtar që largohet nga Maqedonia, ndërsa ne tani e ndërrojmë këtë, dhe subvencionojmë për udhëtarë në ardhje në Maqedoni. Nëse më parë ishte 7 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit, tani do të jetë 9 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit. Nëse më parë ishte 4.5 euro nga Aeroporti i Ohrit, tani me qëllim stimulimin e turizmit, do të jetë 12 euro për udhëtar nga Aeroporti i Ohrit”, deklaroi Nikolloski. StrugaLajm

Në fund ai shtoi se me ndryshimet e bëra pritet që të sjellin së paku 20.000 udhëtarë më tepër në vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...