BLENDI PETROL
Aktuale

1200 denarë gjoba, nëse nuk e merrni fiskalen

Dy javë heshtje nga Qeveria – se a do të respektojë ose jo premtimin parazgjedhor dhe do të rrit pragun e TVSH obliguesve, të personave fizik me të hyra bruto mbi një milion denarë. Nga Ministria e Financave thonë se ende po bëjnë analizë, dhe do të dalin me detaje kur të ketë ndryshime, informon KOHA.

“E dëgjuam mendimin e opinionit, sidomos të ekspertëve që dhanë deklaratë në televizione. Patjetër të bëhen analiza, nëse ka ndonjë ndryshim në mënyrë më transparente do të informoheni”, ka thënë Jovana Avramovska, nga Ministria e financave.

Ditë më parë 13 OJQ me ekspertë nga politika e tatimeve kanë dalë me qëndrim se Ligji është i paqartë dhe jo preciz.

DAP ende nuk ka përgjigje se sa persona fizik janë obligues të TVSH dhe sa të hyra shtesë do të sjell kjo masë. DAP gjithashtu informon se janë parashikuar dënime për blerësit të cilët nuk e mbajnë vërtetimin fiskal 15 metra larg objektit do të paguajnë dënim prej 20 eurosh.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button