Shovenizmi maqedonas nuk ka të ndalur me tekstet

Skandalet e maqedonasve tashmë tre dekada ende nuk po marrin fund, ata ende vazhdojnë me mentalitetin e shekullit të 19-të dhe fillim shekullit të 20-të, ku shumë studiues serbë, shqiptarët i quanin njerëz të zbritur nga mali, të egër, njerëz me bisht, siç i kishte përshkruar në vitin 1913 kryeministri serb i asaj kohe Vladan Gjorgjeviç, në librin e tij “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”, botuar në gjuhën frënge dhe gjermane, për ti bindur ata se shqiptarët janë të trashë, primitivë dhe se nuk mund të ndërtojnë shtet.

Të këtij mendimi kanë qenë edhe shum studiues tjerë serb si Cvijiç, Garashanin, Andriç e tjerë. Për fat të keqë edhe sotë pas njëqind viteve ka ende në Maqedoninë e Veriut studiues me mendësi mesjetare të shkollës së Garashanin – it Çubrillovic-it, Cviji-it, Andriç-it e të tjerëve që mendojnë se shqiptarët janë ardhacak, me prejardhje rome, çerkeze apo turke, mendojnë se shqiptarët janë hajdut, vrasës apo pushtues, pa mos me dhënë as edhe të vetmin argument. Për fat të keq të tillë ka mjaft, dhe thuajse i gjejmë në të gjitha institucionet shtetërore si në ministri, parlament, drejtori, për fat të keq edhe në arsim që nga çerdhet e deri në mësimin sipëror. Dhe ne sot të mos habitemi kur kohë pas kohe dëgjojmë gjuhë të urrejtjes etnike dhe fetare, grafite nëpër mure me përmbajtje më fyese dhe poshtëruese për shqiptarët etj, pasi që rinia maqedonase që në çerdhe, bankat e shkollave dhe në Universitete pajisen me “edukatë”, dhe me “dije të shkëlqyeshme” për urrejtjen e bashkëqytetarëve të tyre të nacionaliteti shqiptar
Por e vërteta është krejt dryshe. Për fatin tonë të mirë që në shekullin e 19-të, në mos edhe ma herët shumë studiues të huaj si: austriakë, gjermanë, italianë, francezë, anglezë, amerikanë, hungarezë, çekë, sllovenë, kroatë, gjithashtu ka edhe serbë dhe maqedonë, por ata janë fare pak dhe zëri i tyre nuk dëgjohet (pa përmendur këtu edhe studiuesit e shumtë shqiptar, me gjithë respektin dhe nderin për to), që e thuan të vërtetën. Janë me qindra e qindra punime shkencore dhe dhjetëra e dhjetëra studiues që e argumentojnë prejardhjen Ilire të shqiptarëve. Këtu desha te përmendi vetëm disa nga ato studiues të huaj me disa citime të tyre: LUCIA NODIN- studiuese italiane, e cila në vitin 1997 në Muzeun “CORRER” të Venedikut zbulon “Statutet e Qytetit të Shkodrës” ku ndër të tjera thuhet: “unë Aleksandri, biri i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të Madh bashkebisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretërit e Persisë e të Medëve zot i botës prej ku lind dhe perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirike të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakisë,u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës”…Ky studim i ka çoroditur jo vetëm grekët por edhe maqedonët, mbase kjo vulos njëherë e përgjithmonë se kush janë pasardhësit e Aleksandrit të Madh. Prandaj çdo shqiptar kur të kalon në qendër të Shkupit – kryeqendrës Dardane të merr një tufë lule dhe nga një të vendos në çdo permendore:një te përmendorja e Aleksandri të Madh, një te Filipi i dytë, një të nëna e Aleksandrit- Olimpia dhe një Justinianit të Dardanisë, pa harruar të madhin Hasan Prishtina dhe Shenjtores Nëna Terezë dhe te tjerët. Nrase këtë do e bënin shqiptarët, kjo do të ishte vetëvrasje për vete sllavo maqedonët.
Studiues tjerë janë :albanologu austriak Maximilian Lambert, i cili thote: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë shkruar saktë, vetem kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e vetë shqiptarëve”; albanologu tjetër Johann Georg von Hahn i cili thotë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë; ushtaraku austrohungarez Vladimir Giesl, i cili shumë vite punoi në hulumtimin dhe hartimin e hartës Etnografike të Shqipërisë, e cila do tu shërbente austriakëve, e sidomos këshilltarit të kryeministrit zoti Theodor Anton Ippen, i cili mbrojti shqiptarët me vendosmërinë me të madhe në Konferencën e Londrës në vitin 1913 për përcaktimin e kufijve të shtetit shqiptar.
Mandej gjuhëtari italian Gjusepe Catapano ; Karl Steinmetz me librin e tij ” Prej Adriatikut deri në Drinin e Zi” 1908; mandej diplomati austriak Walter Peinsipp me librin “Populli Shqiptar”, 1985; Georg Stadtmüller, “Studime për Shqiptarët në Historinë e kohës së vjetër “, 1966. Mandej kemi të botuar në Mynih dhe Laipzig në vitin 1916 librin në dy vëllime “Studimet Ilire-Shqiptare” të autoreve: Ludwig Thalloczy; Konstantin Jirecek; Theodor Ippen; Josef Ivanic; Emmerich Karakson; E. C. Sedlmayer; Bela Pech ; Karl Topia dhe gjermano-kroati Milan Sufflay. Kur jemi te ky kolos i madh duhet thënë se punës së tij shkencoro- hulumtuese për historiografinë etnokulturore shqiptare të Mesjetës i kushtoi 20 vite pa ndërpre dhe pa u lodhur fare duke vërtetuar dhe argumentuar në çdo pikëpamje rrënjët e lashta autoktone iliro-shqiptare, në territorin që sot quhet Ballkan. Për këtë punë dy dekadëshe ai hulumtoi dhe gjurmoi një numër të madh Bibliotekash dhe Arkiva në disa qytete të Ballkanit dhe Evropës dhe arriti të botoje disa vepra si: 1)”Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të Shqiperise” vëllimi parë botuar 1913 në Vjenë, që përfshin periudhën e viteve 344 – 1344 dhe vëllimi i dytë po me të njëjtin titull, botuar në vitin 1918 në Vjenë, dhe përfshin periudhën e viteve 1344 – 1451. Për këtë punë të madhe që kishte bërë për historiografinë Shqiptare ka qenë i ndjekur nga policia sekrete serbe, dhe shumë herë ishte kërcënuar me likuidim. Por ky studiues i madh tashmë me përmasa botërore nuk u frigohej kërcënimeve dhe as vdekjes dhe vazhdon më tutje punën për vëllimin e tretë dhe të katërt, por shërbimi sekret i Serbisë me urdhër të mbretit serb me 18 shkurt të vitit 1931 (pra plot para 90 viteve), në mënyrën më brutale i bëjnë atentat, duke dalur nga banesa në rrugën Dubrovaçka 4a, aty rreth orës 20 duke ja thyer kokën me çekiç, vrasësit hynë në banesë ia marrin dorëshkrimet dhe largohen. Shufflay pas disa orësh jep shpirt në spitalin i Zagrebit. Kur vrasësit japin lajmin në Beograd për vrasjen: e thyem qafe, njeriun që më së shumti na pengonte. Përgjigja ishte e ftohtë ‘më mire sot koka se gjithë jetën të merremi me veprat e tij’…Shufflay botoi edhe shumë vepra tjera për historiografinë shqiptare.
Me anë të këtij shkrimi desha të apeloj te të gjithë studiuesit e gjeneratës me të re, sidomos te maqedonasit, mbase besoj se njohin gjuhë të huaja dhe duke studjuar veprat e autorëve të huaj të mësojnë të vërtetën e prejardhjes se popullit më të vjetër jo vetëm në Ballkan por edhe në Evrope (Historinë e Popullit Shqiptar), që të mos bien pre e pseudo intelektualëve të cilët për fatin të keq
ende janë me ide mesjetare, të cilët me trup janë në Maqedoni të Veriut me mendje në Beograd Mirëpo kjo pritet të shihet, por është e pa besueshme pasi që maqedonasit janë të bindur në veten e tyre se ato janë populli më superior. Largojeni dhe digjeni njëherë e përgjithmonë këto tekste të mallkuara nga sistemi edukativo-arsimor dhe kërkoni falje publike popullit shqiptar për të gjitha marrëzira që ua keni bërë që nga viti1945 e deri më sot, se historia është shkencë që regjistron gjithçka dhe ato ruhen brez pas brezi. Por nuk duhet harruar as ajo se për skandalet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që ndodhin edhe sot një pjesë bukur mirë të fajit e mbajnë edhe shqiptarët, pasi sot kuadër shqiptar kemi në çdo institucion, apo tash vjen në shprehje ajo që shpesh përsëritet “se shqiptarët janë për të ble byrek”!, ose vjen në shprehje inferioriteti!, diçka ka.StrugaLajm

Rregulla e parë e historisë është që mos guxohet të thuhet dhe shkruhet diçka e rrejshme, pastaj tjetra është, që mos guxohet të heshtet e vërteta. Ne shqiptarët kurrë nuk do të heshtim dhe kurrë nuk do të tolerojmë qe dikush te na mashtroj.
Fitni Dalipi
Vjenë – Austri

In : Aktuale

Loading...
loading...