Çudia me “mjekun” e Vevçanit vazhdon

Gazetar: Miki Trajkovski

Tridhjetë e tre vjeçarit nga Vevçani, i cili gjashtë vite ka punuar si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Vevçan, pa kryer shkollën e mjekësisë, nuk i është lëshuar certifikatë apo diplomë, thanë për Alsat nga Fakulteti i Mjekësisë në Shtip, ku ka qenë për studime.

“Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga organi kompetent për verifikimin e dokumenteve. Por sipas asaj që kemi kontrolluar, herën e fundit që ka qenë aktiv në fakultetin e mjekësisë në Shtip ka qenë viti 2014-2015, kur ishte maturant. Është regjistruar në vitin 2008-2009. Fakulteti nuk ka lëshuar as diplomë e as certifikatë për studentin në fjalë”, njoftojnë nga Universiteti “Goce Dellçev”, Shtip.StrugaLajm

Mësojmë se që nga viti 2016 kur është pranuar në punë ka dorëzuar diplomë origjinale, vërtetimin e dhënies së provimit profesional dhe licencën. Dhe asgjë nuk ishte kontestuar deri para 10 ditësh, kur Oda e mjekëve njoftoi Shtëpinë e Shëndetit se nuk kishte leje pune të lëshuar në atë emër.
Për momentin, as policia dhe as Prokuroria Themelore Publike nuk kanë dhënë detaje rreth rastit. Nga aty kanë dhënë të njëjtën përgjigje si dje.StrugaLajm

“Për ngjarjen është njoftuar PTHP Strugë, po kryhen kontrolle dhe po sigurohet dokumentacioni për verifikimin e pretendimeve”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga SPB Ohër thanë se janë duke marrë masa sipas udhëzimit të prokurorisë dhe pas zbardhjes së rastit do të bëhet kallëzim përkatës. Mjeku-student është suspenduar përkohësisht nga puna, ndërsa drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Jovan Stojkoski, nuk ka dashur të komentojë, derisa siç tha ai, hetimi të përfundojë./Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...