Aktuale

Gastronomët të pakënaqur me orarin, kërkojnë të punojnë deri në mesnatë

Nga sot, kafenetë dhe restorantet do të punojnë dy orë më shumë. Në vend se deri në orën 18:00, ata do të punojnë deri në orën 21:00. Javën e ardhshme, autoritetet do të vendosin nëse orari i punës i objekteve gastronomike do të zgjatet përsëri. Oda e Pavarur e Gastronomisë është e pakënaqur me zgjidhjen aktuale. Ata kërkojnë takim me Qeverinë. Duan që t’u kthehet orari normal i punës deri në mesnatë, respektivisht deri në orën 1 gjatë fundjavave, si dhe të marrin subvencione të reja financiare nga shteti.

Vlerësojmë se kufizimi i orarit të punës është i panevojshëm, duke pasur parasysh se tashmë ekzistojnë protokolle dhe rekomandime të tjera për funksionimin e objekteve gastronomike, ndërsa edhe vetëdija e njerëzve dhe mysafirëve është shumë më e lartë – tha Zdravko Josifovski – Oda e Pavarur e Gastronomëve.

Sipas gastronomëve, procesi i kthimit në normalitet nuk do të ndodhë në shkurt ose mars, por do të zgjasë deri në muajt e verës.

Oda e gastronomëve kërkon nga Qeveria të vazhdojë masën për subvencionimin e pagave për punonjësit, por kësaj here të marrin shumë bruto. Dhjetë ditë para Vitit të Ri, Qeveria reduktoi orarin e punës në industrinë e gastronomisë deri në orën 18 për të shmangur grumbullimet dhe festimet për festat e fundvitit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button