Kuvendim i pa mbaruar me Mehmet Latifin

   

Tahir Hoda-Strugalajm

Me Mehmet Latifin – komisarin e palodhshëm në dihtafon, rrugëve të Strugës buzëdrinase.StrugaLajm

    Ikja jote pa kohë dhe e pa pritur më la të pa krah në meditimet e kremteve që i bënim bashk me aq zell e dashuri, pa u kursyer dhe pa e ndjerë lodhjen. Ndaj sot kur kanë kaluar kaq kohë pa u çmallur, ndjej peshën e fajit para Anitës që s’u bëra i gjallë të të kujtoj përmes shtypit nga dhembja shpirtërore dhe dridhmat e penës që s’do të shkruajë për shkuarjen tënde, s’do ta pranojë atë, s’do të pajtohet me të vërtetën e hidhur. Megjithatë, më duhet vazhduar në vetmi thëniet që unë e Ti i bluanim në prani edhe të Shefqetit, Skenderit dhe Nexhatit, që s’rrojnë më, mes tyre edhe Ti o i dashuri Mehmet.

    Në plotësonim njëri – tjetrin me mendimin se edhe lavdia është një helm që duhet të marë me doza të vogla, pa u nxituar. Rreth pasurive të mëdha, ti e dije se fshihet një krim ( edhe më) i madh ndaj nuk e parapelqeje. Në publikimet tua unë pata vërejtur se e luftoje despotizmin ligjor sepse e dije që ai dobëson moralin shpirtëror të njeriut të ndershëm. Kurrë s’të pash të vetmuar. Kur të thoja se nga ndonjëherë është e mirë vetimia, Ti si pa përtesë më plotësoje: gjithsesi të duhet dikush që do ta thotë këtë…

Sa më pëlqente të të ngacmoj për armiqtë e Ti më thoje: mbretërit nuk kanë vëllezër nuk kanë bijë e bija, nëna… ndaj nuk kanë as armiq.StrugaLajm

    Nga burokracia, nuk çaje kokën sepse mendoje se është mekanizëm i ngritur nga shkurtabiqët që s’ua kishe frikën. Ajo për ty ishte shoqëria e ngritur nga qeveritarët në mënyrë të pa shmangshme – një kontratë e përhershme sigurie midis të pasurve kundër të varfërve. Kur të pyesja se pse shkruan për ta, më thoje: përmes lexuesve të tyre, fitojmë miq të pa njohur, mirnjohës se ua themi të vërtetën. Shpesh meditoja derisa Ti pije kafenë e rradhës që në mëngjes: ku e gjen gjith këtë energji dhe frymëzim?! Ti sikur m’i lexoje mendimet e më thoje. Suksesi nuk egziston kur ke talent të madh por pa vullnet, ndaj shkruaj edhe mos prito se Ti di, mundesh… sikur më ngazëlleje. Optimizmi yt i pashoq o i dashuri Memet më kujton thënien: Drurin e bren krimbi kurse njeriun hidhërimi, ndaj mos u hidhëro sepse pak gjëra ndodhin në jetë dhe se s’ka dhimbje më të madhe se ajo e shpirtit, ruaju prej tyre  dhe mos harro se mençuria është shërimi i dhimbjeve të shpirtit. Për të të mos mbetur borxh, më duhej të të ndërprisja duke të thënë:

  • Epo shpirtrat e mëdhënj i kalojnë vuajtjet pa zë dhe se lotët janë fjalët e shpirtit…

Sa të pëlqente kjo, mendoja unë duke mos të lënë të më ndërpresësh por Ti ma ktheje: lotët janë si shtërngatat, pas tyre njeriu është më i qetë. Kështu bëj edhe unë në këto çaste kur po i shkruaj këto rreshta për Ty o miku im i sinqertë tani kur s’të kam më.

    Ndonëse doja ta mbaroj këtë shkrim me kaq sa “kuvendova” me ty, por ja që gjeta dhe ca shkrime që kisha veçuar vite më parë kur bënim skenarin e një përvjetori të “Migjenit” dhe veçova:

  • Kur perenditë duan të dënojnë dikënt – ia plotësojnë të gjitha dëshirat. E ne të dy parapëlqenim Sokratin e vuajtur: Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak siç jetove Ti i madhi Mehmet Latifi. Më ndje dhe prehu i qetë, je i paharrueshëm përjetësisht.

Me zemër të thyer e sy të përlotur – shoku dhe miku yt i sinqertë Tahir Hoda.


Loading...
loading...