Rrëzohet aeroplani në liqen, nuk ka të mbijetuar

Rrëzohet një aeroplan i vogël në një liqen në SHBA, nuk ka të mbijetuar

Shtatë persona në bordin e një aeroplani të vogël kanë vdekur, pasi aeroplani u rrëzua në një liqen në shtetin amerikan të Tenesit, ndërsa autoritetet njoftuan sot se nuk ka të mbijetuar.

Aeroplani “Cesna S501” u rrëzua dje në Liqenin Persi Prist pranë qytetit Smirna menjëherë pas ngritjes, kumtuan autoritetet.StrugaLajm

Ata njoftuan sot se pas kërkimit 24 orësh nuk do të kërkojnë më të mbijetuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...