13 vjeçari i ndaluar për rastin “Monstra”: Policia më mori vetëm pse kam mbajtur një pankartë “Duam drejtësi”

Adis Berisha nga Shkupi është 13 vjeçari që është ndaluar nga policia, lidhur me protestën e së premtes së kaluar për rastin “Monstra”.

Adisi në një prononcim për Lajm ka folur lidhur me përjetimet e tij të rënda që i kanë ndodhur në polici.

“Normal u frikësova. Kur e pash letrën u frikësova, sepse pa faj. Kam mbajtur një pankartë “Duam drejtësi” dhe kjo ka qenë që më kanë marrë. Asgjë nuk kam bërë”, theksoi Adisi.StrugaLajm

Edhe babai i tij është i shqetësuar se kjo është një regjim, sepse djali i tij nuk ka bërë asgjë, përveç që ka mbajt një parullë

“Duam drejtësi”. “Djali është i traumatizuar, frikësohet dhe se mbrëmë nuk ka qenë në shtëpi”, thekson babai i Adisit për gazetën “Lajm”.StrugaLajm

Sipas tij, edhe nëpër shtëpi të lagjes Dizhon ka pasur bastisje dhe kontrolle nëpër shtëpi.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, sot konfirmoi se 14 persona janë ftuar në biseda informative lidhur me protestën e fundit kundër rastit Monstra. Një pjesë e tyre akuzohen për shkelje të protokolleve shëndetësore në kohë pandemie, kurse një pjesë për dëmtim të pronës shtetërore dhe private, pasi kanë sulmuar veturat policore dhe kanë dëmtuar ndërtesën e Ministrisë së punëve të jashtme./Gazeta LAJM VIDEO

In : Aktuale

Loading...
loading...