Cila ishte arsyeja e rrahjes mes shqiptarëve në aeroplan? Blick-u zviceran zbulon çka janë ata mes vete

Media zvicerane Blick.ch, ka raportuar për rrahjen mes shqiptarëve në aeroplanin, që ishte nisur nga Prishtina për në Bazel.

Skenat e rrahjes përshkruhen si shkatërruese. Sipas një lexuesi të Blick, dy personat që u rrahën mes vete janë vjehrri dhe dhëndrri. Ata ishin grindur me njëri-tjetrin edhe para fluturimit, përcjell Bota sot.

Përplasja mes tyre, ka vazhduar edhe në parkingun e aeroportit në Zvicër. Por, atje ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar dy personat. Shkaku i rrahjes ende nuk është bërë i ditur.

Rrahja ka ndodhur pardje në oret e pasdites në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel. Ne disa foto derguar gazetes zvicereane ne shqip Le Canton27.ch vërehet se gjate kesaj perleshje ne aeroplan ka pasur edhe të gjakosur. Nje video qe po qarkullon ne rrjetet sociale verehet qarte rrahja ku njeri sulmon e disa perpiqen t’i ndajne, por degjohen edhe britma te fëmijëve dhe grave.StrugaLajm

Disa dëshmitarë, i kane pohuar gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch se policia kantonale ne aeroport te Bazelit ka ndaluar kater persona, ndërsa dy akteret kryesore qe ka provokuan perleshjen janë ndaluar ne aeroport, posa kane zbritur nga aeroplani.

In : Aktuale

Loading...
loading...