Myftiu i Strugës Salim Sulejmani, ngushëllon familjen Vrenezi për humbjen e djalit Nexhip nga terrori në Vjenë

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vrasjen tragjike të Nexhip Vrenezit nga ana e terroristëve mbrëmë në Vjenë të Austrisë. Me këtë rast myftinia dënon ashpër shkrimet në disa portale që Nexhipin ta paraqesin si sulmues. Myftiu kontaktoi direkt me familjarët e Nexhipit nga Veleshta e Strugës, të cilët i treguan se Nexhipit është vrarë duke qenë në kafene tek Bicirku 1 bashkë me një shok austriak. Myftinia dënon ashpër këtë akt terrorist që goditi Vjenën. Jemi të pikëlluar si gjithë struganët sot, me humbjen e një djali të ri pa asnjë pikë faji. Terrorristët nuk vranë Nexhipin por na vranë të gjithë neve. Lusim Zotin që Nexhipin ta mëshiroj, ndërsa familjarëve, miqëve dhe të gjithë neve na dhëntë durim ta përballojmë këtë dhimbje.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...