14 persona lëndohen në aksidentin në Tabanoc!

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë e cila ndodhi pasditën e sotme në rrugën Tabanoc – Kumanovë, përcjell Zhurnal.

Në aksident kanë marë pjesë një autobus dhe dy vetura. Nga MPB për Telma kanë vërtetuar se mes të lënduarve është edhe ish ministri i finansave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar në spitalet e Kumanovës. Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti.StrugaLajm

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish ministri i finansave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...