143 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Lidhja e Prizrenit u mbajt me 10 qershor 1878. Ajo lindi si nevojë e ngutshme e kombit shqiptar për bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm dhe për të kundërshtuar vendimet e Traktatit të Shën Stefanit në të cilin u vendos copëtimi i trojeve shqiptare dhe duke ua dhënë ato shteteve fqinje.

Lidhja është organizimi i parë gjithpërfshirës politik e ushtarak i trojeve shqiptare. Në mbledhjen e datës 10 qershor 1878 u mbajtën fjalime nga delegatë të ndryshëm, një prej të cilëve dhe Abdyl Frashëri. Mbledhja drejtohej nga Iljaz Pashë Dibra.

Delegatët para së gjithave shihnin të rëndësishëm sigurimin e qetësisë dhe të zhdukjes së gjakmarrjes, dhe nëse jo përgjithnjë të paktën dëri sa të rregullohej situata e Shqipërisë. Lidhja e Prizrenit vepronte njësoj si një qeveri kombëtare duke sunduar dhe rregulluar krahinat e qytetet e Shqipërisë për sa i përket administratës gjithashtu mblidhte luftëtarë edhe taksa.StrugaLajm

Dy vendimet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Në këto vendime i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më dhjetëra firma nga delegatët pjesëmarrës.StrugaLajm

Në fotografi anëtar të Lidhjes së Prizrenit.
Foto: AQSH

arkivatëgjalla 😍

arkivatkujtojnë 🤗

arkivatfrymëzojnë 😍

In : Aktuale

Loading...
loading...