15 koalicione e parti për t’i rrethuar, ja numrat e tyre

Në garën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut do të garojnë 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, bëhet fjalë për 903 kandidatë meshkuj dhe 675 femra, ndërsa për nga mosha 795 kandidatë janë midis 30 dhe 49 vjeç, përcjell INA.StrugaLajm

Partitë në fletat e votimit i kanë këto numra dhe se qytetarët përcaktohen se cilin e rrethojnë:StrugaLajm

  1. Partia Demokratike Shqiptare – PDSH
  2. Partia politike Demokratët
  3. LSDM dhe koalicioni Mundemi
  4. E majta
  5. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
  6. Zëri për Maqedoninë
  7. Unioni Demokratik Qytetar – GDU
  8. Integra
  9. Bashkimi Demokratik për Integrim
  10. Unioni Socialdemokrat – SDU
  11. Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni
  12. MORO partia punëtore
  13. Partia Popullore Rome
  14. VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Përtëritjen e Maqedonisë
  15. Partia Jote

Shumica e këtyre partive do të garojnë në gjashtë njësitë zgjedhore, me listat e tyre me kandidatë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...