LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

15-vjeçarja nga Gostivari humb jetën në makinën e ndihmës së shpejtë

 Një vajzë e moshës 15-vjeçare nga Gostivari ka humbur jetën rrugës për në Qendrën urgjente në Shkup.

15-vjeçarja nga fshati Gunovicë e poshtme është ankuar për dhimbje në bark. Ajo është dërguar në spitalin e Gostivarit, por për shkak gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Fatkeqësisht rrugës për në Shkup, ajo ka humbur jetën. Në Qendrën urgjente është konstatuar vdekja, pa shenja të dhunës.

Në mënyrë shtesë do të vërtetohet arsyeja e vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button