1500 administratorë shqiptarë mbeten pa rrogat e qershorit

1500 administrarorët shqiptarë të punësuar vite më parë ne Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, respektivisht në sekretariatin e për implementimin e Marreveshjes se Ohrit, ankohen  se akoma nuk i kanë marrë rrogat për muajin e qershor.

Edhe pse me ligj është e definuar që rrogat të realizohen deri më datën 15 të çdo muaji, administratoret që kanë shkruar në inboxin e gazetës Lajm, janë ankuar se janë në hall të madh për shkak të problemeve financiare që u janë shkaktuar nga zvarritja e realizimit të pagave. Siç shkruajnë ata, pas mbylljes së sekretariatit të MO-se dhe formimit të Ministrise së re për Sistem Politik, është paraqitur një bllokadë totale e pagesës së rrogave të administratoreve shqiptarë. Ministrinë e re për Sistem Politikë, e drejton Sadulla Duraku.StrugaLajm

StrugaLajm

Share

In : Aktuale

Loading...
loading...