15,000 kandidatë do të hyjnë në provim për gjuhën amtare– provimin e parë të maturës shtetërore

Sot gati 15.000 nxënës që do të mbarojnë arsimin e mesëm do t’i nënshtrohen provimit të parë nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i maturës shtetërore, për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.088 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.189 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 315 kandidatë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...