158 raste të reja me grip

Gjatë javës së 47 të vitit 2017 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 158 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje 2,4 herë të numrit të të sëmurëve. Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet, njofton KOHA. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar (38), ndërsa incidencë më e lartë prej 39,6/100.000 është regjistruar në NJR Dibër. Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 525.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...