17 vite na mungon frymezimi jot Naser Hani!

Njeriu qe na udhezoi per rrugetimin tone per shkollim ne Vjene te Austrise.

Të panumërt janë veprimtarët të cilët e njohën birin trim të Veleshtës, këshillën e tij të saktë, fjalën e tij që bashkonte, dhe mbi të gjitha ndihmën e tij të pakursyeshme. Për shkak të aktivitetit të tij të çmueshëm patriotik për të drejtat e shqiptarve në Maqedoni në vitin 1993 detyrohet të emigrojë në Austri.

Kështu e njohem edhe ne Naser Hanin në Vjenë, ku vijoi studimet pasdiplomike në ekonomi. Edhe këtu si çdoherë dhe çdokund dëshmoi se njeriu mund të bëjë shumë për vendin e tij në çdo kohë dhe në çfardo situate.

Ai ishte rithemelues dhe drejtues i parë i Shoqërisë Studentore “Societas Albania“ e cila kishte ekzistuar më parë në vitet e 1920-ta në Austri. Dëshirë dhe qëllim i tijë ishte që nëpërmjet të kësaj shoqate përveç një organizimi më të mirë në interes të studentëve, të krijohej një organizim që në ato vite të vështira të poshtrimit të qenjesë shqiptare sadopak do të shtronte rrugën për arsimim nëpër universitetet e Evropës, mundësi kjo që deri në atë kohë ka qenë pak e njohur për shqiptarët.StrugaLajm

Ai ishte njeri i dashur dhe optimist që studentëve iu gjend pranë me këshilla dhe ndihmë konkrete. Një kontribut të veçantë dha për unifikimin eStrugaLajm

diasporës shqiptare në Austri. Ndihma e konsiderueshme e kësaj pjese të diasporës shqiptare dhënë luftës çlirimtare të UÇK-ës në Kosovë është në

rradhë të parë meritë e kontributit të tij të palodhshëm në kuadër të “Bashkësisë Shqiptare“ në Austri, njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e së

cilës ishte Naser Hani. Fjala e tij u bë zëri më bindës për bashkim në përkrahje të luftës çlirimtare. ( Ylber Hasani)


Loading...
loading...