19 këmbësor në Strugë u gjobiten se nuk e respektuan”Zebren”

Më datë 06.04.2022, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 15:00, në zonën e SPB-së Ohër, janë kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion ndaj këmbësorëve si pjesëmarrës në komunikacion.

Me këtë, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sanksionuar gjithsej 41 këmbësorë të cilët kanë bërë kalim të pasigurt të rrugës dhe kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë (Ohër 17, Strugë 19, Kërçovë 4 dhe Dibër 1). Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen kontrollet e këmbësorëve në komunikacion, ndërsa qëllimi është respektimi i detyrueshëm dhe konsekuent i obligimit ligjor për shfrytëzimin e vendkalimeve të këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve dhe ngritja e sigurisë së tyre në komunikacion, njofton SPB Ohër.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...