2 milionë euro harxhohen çdo vit për kuadro partiake nëpër borde

“Çdo vit për rehatimin e kuadrove partiake në bordet drejtuese dhe ekzekutive të kompanive shtetërore paguhen afërsisht 2 milionë euro për kompensim”, thotë për “Detektor”, Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve.

Ajo tha se janë rreth 147 institucione, me më pak se 10 të punësuar, që kanë edhe anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse.StrugaLajm

“Kemi rreth 3900 persona, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, të cilët në këto poste vijnë ekskluzivisht përmes politikës, për të cilët shteti paguan mesatarisht 2 milionë euro në vit”, thotë Maleska Saçmaroska për “Detektor”. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...