BLENDI PETROL
Aktuale

24 orë pa energji elektrike fshatrat e Strugës,EVN në gjumë!

Kaluan 24 orë nga ikja e rrymës në gjith fshatrat e Strugës situata raportohet pa asnjë ndryshim informohet Strugalajm.com.
Gjithashtu me ikjen e rrymës ne disa fshatra ka munges edhe të ujit te pijshëm sepse furnizimi me ujë është i varur nga sistemi energjitik.
Banorët janë të revoltuar me EVN e cila nuk ka kapacitete dhe papergjegjesi dhe me gjasë e papergatitur për raste te tilla.Po në këtë situatë struganët ishin edhe në fillimin e vitit 2015 kur si pasojë e dëborës një pjesë e rrjetit elektrik doli jashtë përdorimit ndërkohë pjesa më e madhe e fshatrave të Strugës për dy javë mbetën pa energji elektrike.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button