24 vjeçari që ndërroi jetë nga koronavirusi kishte refuzuar të qëndroj në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 24 vjeçari nga Resnja që dje ndërroi jetë nga Kovid-19 kishte refuzuar të qëndroj në spital për trajtim mjekësor dhe se kishte firmosur deklaratën për ta lëshuar në shtëpi.

Ai më 24 gusht është pranuar një repartin e infektivës në Spitalin e Manastirit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas pranimit të terapisë së parë ai kishte refuzuar që të qëndroj në spital, edhe pse ishte i vetëdijshëm për gjendjen e rënduar dhe infektimin me Kovid-19, pasi që kishte rezultuar pozitiv. Ai kishte kërkuar që të lëshohet në shtëpi dhe se për këtë kishte nënshkruar edhe deklaratë, duke marrë përgjegjësi për tu trajtuar me terapi në kushte shtëpiake dhe në spitalin e Resnjës. Një ditë më vonë ai sërish është sjellë në spitalin e Manastirit, ku më 27 gusht ka ndërruar jetë pas gjendjes së rënduar shëndetësore.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...