26 vjeçari gjendet i humbur në liqenin e Ohrit

Në moshën 26 vjeç, portieri i hendbollit i KH- Ohrit dhe anëtar i kombëtares maqedonase, Nikola Danilovski, humbi jetën.
Portieri u zhduk mbrëmë rreth orës 21 pas stërvitjes me klubin e tij, këtë mëngjes trupi i tij i pajetë u gjet në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Sipas policisë së Ohrit, nuk kishte gjurmë të dhunës. Ai u raportua i zhdukur që nga mbrëmja e kaluar, dhe u kontrollua intensivisht nga policia, shokët e skuadrës dhe miqtë e ngushtë.StrugaLajm

Për shkak të vdekjes tragjike të këtij portieri, ndeshja e sotme e Superligës midis Ohrit dhe Strugës është shtyrë. Ai më parë ka luajtur për ekipet e Metalurgut dhe E. Pelister.(Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...