26 vjet nga ikja ne amshim e heroit te heshtur, Qemal Lena!

Lebit Murtishi

Xha Qemalin, siç e quanim ne brezi i ri i asaj kohe ( ne fillimvitet e nentedhjeta), e ngarkoi historia me nje barre te rende, me nje detyre, me nje akt te shenjte, me vulosjen e hapjes se paraleleve te ndara te gjimnazit ,,Hajdar Dushi” te Gjakoves ne Ladorisht. Xha Qemali nuk mendoi dy here, sikur i fliste nje ze nga shpirti se me kete akt po vuloste fatin e arsimit shqip ne te gjitha ato troje shqiptare te pushtuara. Por njekohesisht, ne ate moment, ai nenshkruajti edhe fatin e vet, nenshkruajti pavdekesine e vet. Xha Qemali, vetem disa muaj si u lirua nga burgu famekeq i Ohrit, ku vuante denimin per fajin e hapjes te shkolles shqipe (pa lejen e pushtuesve), nga pasojat e trajtimit çnjerezor nga organet kriminale te puneve te brendshme, nderroi jete, duke lene amanetin e fundit si gjithe martiret e arsimit shqiptar: ,,Amanet shkollen o shoke”!StrugaLajm

Lavdi e perjetshme martirit te arsimit shqip,
Qemal Lenes.StrugaLajm


Loading...
loading...