26 vjet nga themelimi në Ladorisht  i shkollës ‘’Hajdar Dushit’’

Hapja e gjimnazit ”Hajdar Dushi”,  në Ladorisht, erdhi si pasoj e diskriminimit të arsimit shqip në komunën e Strugës dhe në tërë Maqedonin, ku shqiptarëve nuk u lejoheshte të ndjekin arsimin e mesëm në gjuhën e tyre amtare. Gjendje, e cila detyroi arsimdashësit strugan të themelojnë  gjimnazin “Hajdar Dushi”, më 2 tetor 1991. Kjo dritare e arsimit shqip, veproi pa ndërprerje deri më 19 prill 1995 kur forcat policore të asaj kohe ndërhynë me forcë dhe me dhunë për ta mbyllur. Gjimnazi, pezulloi aktivitetin e tij në vitin 1996 pasi përfunduan me procesin mësimor  të gjithë nxënësve të regjistruar si dhe pas arritjes së qëllimit që edhe arsimi në gjuhën shqipe u lejua dhe u liberalizua në shkollën e mesme ”Niko Nestor ” dhe “ Ibrahim Temo”në qytetin e Strugës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...