263 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Gjithsejtë 263 persona nuk e kanë respektuar masën për qarkullim të lirë gjatë natës së kaluar, pas çka zyrtarët policorë kanë arrestuar 102 persona, 46 perosna kanë marrë vërejtje, derisa për të tjerët janë përgatitur procesverbale adekuate dhe janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë ditës së djeshme 180 personave u është dhënë vendimi për vet-izolim, derisa 98 persona kanë firmosur deklaratë për vet-izolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vet-izolim, me çrrastë është evidentuar se tre persona nuk kanë respektuar këto masa, gjegjësisht policia nuk i ka hasur në vendbanimet e tyre.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...