32 deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë, cilësi apo sasi?

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, shqiptarët në Maqedoni arritën të përfaqësohen me 32 deputetë. Me këtë numër ata mund dhe do të duhej të ishin faktor vendimarrës në qeveri dhe në të gjitha institucionet e shtetit. Por, ajo që nuk në terren nuk e dëshmon këtë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Analisti dhe gazetari Arben Ratkoceri thotë se, shqiptarët për nga numri i deputetëve maksimalisht janë të përfaqësuar në Parlamentin e Maqedonisë, por efekti politik i këtij numri është minimal.
Të njëtin mendim ndanë edhe gazetari Urim Saliu, i cili thekson se, në Parlamentin e Maqedonisë kemi deputetë shqiptarë ‘memec’.

“Shaip Kamberi replikon shqip kundër Ivica Daçiqit në Kuvendin e Serbisë,në zemër të Beogradit.Ne kemi deputetë shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut që as emrat ua dijmë dhe as zërin ua kemi dëgjuar.”Jazëk”…, është shprehur ai.

Shpëtim Pollozhani, kohw mw parw ka deklaruar se subjektet politike duhet të lënë anash interesat partiake, dhe me këtë forcë që ua dhanë votuesit shqiptarë, të imponojnë ndryshimin e Kushtetutës që kërkesat e shqiptarëve mos të zgjidhen në formë parciale, por shqiptarët të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes.StrugaLajm

“Duhet vënë kusht se po nuk u ndryshua Kushtetuta, ku Maqedonia e Veriut nuk do të definohet si shtet vetëm i maqedonaseve dhe i të tjerëve, po qartë Maqedonia e Veriut të definohet si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe i të tjerëve. Derisa ne kemi një Kushtetutë unitare, kurse bartës i sovranitetit është vetëm një popull, do të thotë janë vetëm maqedonasit, nuk ka dobi jo nga 30 po as edhe 50 deputetë”, thotë Pollozhani.StrugaLajm

Historiani i njohur, Eugen Shehi thotë sjellja e partive politike shqiptare në Maqedoni është e pasjegueshme karshi politikave shqiptarofobe të maqedonasve.
“Nuk ndryshon kjo qenie sllave kuŕrë.Por e keqja jonë është heshtja e paspjegueshme e partive politike shqiptare. Kanë ndodhur aq shum ngjarje qoftë politike,juridike e historike, ndërsa partitë janë në gjumë dimri. Partitë Shqiptare atje janë frikacake të mbuluara nga interesi”, thekson ai.

Nuk duhet harruar faktin se në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë ka pasur edhe deputetë që kanë ngritur shumë cështje dhe kanë mbajtur fjalime të gjata.

Profesori Izet Zeqiri është deputeti i parë shqiptarë, i cili në vitin 2012 ka thyer rekorde me diskutime në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë.
Gjatë këtij viti ai ka folur 1.861 minuta, 31 orë për 6 muaj në 89 të mbajtura. Ai gjithashtu ka pasur 80 diskutime në seanca parlamentare, 25 diskutime në komisione punuese, 252 replika dhe 197 amandamente të propozouara. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...