34 nxënës, në klasë të parë në pesë fshatra të Strugës!!!

Edhe në shkollën qëndrore fillore ”Nuri Mazari” në Dollogozhdë ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit të Livadhisë,Pohumit dhe Zhepinit vendbanime këto që sipas regjistrimit të fundit të popullësisë numërojnë afërsishtë 7 mijë banorë konstatohet zvogëlimi i dukshëm i numrit të nxënëseve referuar të dhënave duke i krahasuar me ato të para 15 vjetëve. Nga shkolla fillore e ”Nuri Mazari”konfirmojnë se deri në vitin 2000 pra rreth 15 vite më parë në këtë institucion arsimor kanë mësuar deri më 1500 nxënës ndërsa sivjet në vitin shkollor 2017/2018 ky numër është reduktuar në rreth 500 nxënës.Mexhit Imeri,drejtor i këtij institucioni arsimor tregon se përgjysmimi i dukshem ndodhi kur pjesa më e madhe e mërgimtarve morën edhe familjet në vendet ku punonin prej vitesh.Imerin potencon se akoma është herët të thuhet se kur do të ndërpritet kjo tendencë negative edhe pse sipas tij tashmë vërehet një llojë stabiliteti .Për Imerin zvogelimi i numrit të nxënësve në këto përmasa ka ndodhur në pjesën më të madhe si rezultat  migrimit në masë i banorëve të Dollogozhdit,Koroshishtit Livadhisë ,Zhepinit dhe Pohumit drejt vendeve perëndimore.Ai gjithashtu, shton se shkolla e Dollogozhdit funksionon normalishtë dhe nuk ndeshet me vështirësi sepse është një nga shkollat e rralla që nuk ka xhirollogarin e bllokuar dhe së fundi, falë mbështetjes së pushtetit vendor por edhe donatorëve dukshëm janë përmirësuar  kushtet si në shkollën e Dollogozhdit,ashtu edhe në atë të Koroshishtit dhe Livadhisë .”Dikur kemi pasur vështirësi, sepse kemi pasur një numër të madh të nxënësve dhe nuk kishim hapësira të mjaftueshme, ndërsa tani vetëm për 15 vjet kemi një përgjysmim të nxënësve .Sivjet në të gjitha shkollat që janë në varësi administrative të shkollës së Dollogozhdit në klasë të parë mësimin e ndjekin 34 nxënës një shifër që dikur askush nuk mund ta kishte imagjinuar”,përfundon ai. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kan lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra”,praktik nepërmjet së cilës një pjesë e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku krijuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se  më shum nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.Afërsish rreth gjashtqind nxënës varion numri i filloristve me origjinë nga komuna e Strugës të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet  europiane,këtë të dhënë e vërtetojm në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshir nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e viojnë jashtë vendit,të cilët prindërit i kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumenta udhëtimi të Maqedonisë.(Strugalajm.com)
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...