48-vjeçari nga Rrajca i jep fund jetës duke u varur në pemë, i kishin prerë dritat prej disa muajsh

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Përrenjas. Një 48-vjeçar i identifikuar si Fatos Çollaku në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë dhe 48-vjeçari është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë. Në media raportohet se Çollaku jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.StrugaLajm

48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, ndërsa banorët e ndihmonin me ushqime. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit ku pritet të kryhet ekspertiza ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...