5% më të larta pagat e mjekëve nga shtatori

Nga shtatori i këtij viti pagat e punonjësve shëndetësorë do të rriten për pesë për qind,  kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Siç tha Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri, baza për llogaritje të pagës do të rritet prej 12.654 në 13.286 denarë.

Për këtë masë me të cilën do të përfshihen 19.123 punonjës shëndetësor në institucionet publike, janë siguruar 469 milion denarë në vit ose 39,1 milion në muaj.

“Me këtë masë që Qeveria e premtoi dhe tashmë e realizon, edhe njëherë  tregon iniciativën për mbajtje të punonjësve shëndetësorë në vend”, theksoi ministri.StrugaLajm

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Filipçe potencon se të gjithë specialistët, duke i përfshirë edhe ata të cilët i kanë regjistruar specializimet në mars të këtij viti, do t’i marrin kompensimet e parashikuara. Ai nuk saktëson nëse pagesa do të jetë në gusht ose shtator, por konfirmoi se të gjithë specialistët do t’i marrin paratë.StrugaLajm

Në lidhje me rastin e djeshëm të vdekjes së vajzës Eva Kërstanovska, Filipçe tha se të gjitha procedurat janë ruajtur.

In : Aktuale

Loading...
loading...