Struga asnjë, Maqedonia 5 raste me koronavirus

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 1, Tetovë 1, Prilep 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1601.

Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 947.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...