55-60 % e banorëve të Tateshit të Epërm të Strugës janë mërgimtar

Sulejman Sulejmani

Me shkas – postimi i strugalajm.com me titull Migrimi- në të gjitha fshatrat e Strugës mbyll shtëpitë. Migrimi- ka qenë një dukuri e kahmotshme të shkohet në gurbet për arsye ekonomike , në fillimet e para brenda ish shtetit- Jugosllavisë, duke filluar nga Manastiri, Beogradi apo në Vojvodinë e sidomos në Slloveni. Në fillimet e viteve 70’ta, me politikat e Titos fillon migrimi masiv për në shtetet europiane, Austri e sidomos në Gjermani dhe disa vite më vonë edhe në Zvicër e Suedi. Kjo zgjati në këtë formë – pra vetëm kryefamiljari shkonte në gurbet deri nga fundi i viteve 88-89, kur gjeneratat më të reja filluan të marrin me vehte edhe familjen , pra këtu fillon migrimi masiv i familjeve shqiptare pothuaj nga çdo trevë dhe fshat shqiptar qoftë nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova. Në mënyrë intenzive pati largime-migrim i shpejtë familjar , por jo më me qëllime gurbeti por në formën e integrimit familjar në shtetet përkatëse, shtim të numrit të lindjeve në ato shtete, zvoglim i theksuar i numrit të nxënësve në shkollat tona. Kjo ishte fillim i zbrazjeve të vendbanimeve shqiptare, filloj periudha e martesave për gurbet- të vërteta, por edhe martesa të sajuara ,, për letra ‘’ me shtetase të huaja, e nga politikat jopopullore të Qeverive në vazhdim në RMV , të rinjtë duke u gjendur në situatë të rëndë ekonomike si dhe mundësisë që me politikat e saj integruese që ofroi shteti më i fort ekonomik në Europë- Gjermania ne krye me znj. Merkel , filloi thithjen e fuqisë punëtore nga vendet ballkanike dhe dukuria e zbrazjes së vendvanimeve shqiptare kudoqofshin ato vazhdon me intezitet të theksuar dhe lirisht mund të konstatojm se gati çdo fshat – vendbanim ballafaqohet me migrim të mbi 50% të numrit të përgjithshëm të banorëve e vende-vende edhe më shumë. Jemi dëshmitar se edhe fshati-vendbanimi ku unë jetoj-f. Tateshi i Epërm në komunë të Strugës nuk ka se si ti rezistoj këtij fenomeni dhe dukurie dhe lirisht mund të them se në masën 55-60% e popullatës janë mërgimtarë, e si pasojë edhe këtu hasen përplot shtëpi të mbyllura me roleta të lëshuara të cilat ngrihen që të depërtojë drita e diellit në brenditë e tyre në periudha të shkurtëra kohore gjatë pushimeve verore e në raste të rralla në dimër apo në pranverën e hershme. Është ky një fenomen-dukuri e dhimbshme por edhe një realitet i kohës. Të ngelim me shpresë dhe dëshirën e madhe që e gjithë ajo masë e njerëzve tanë në migracion të jenë shëndosh e mirë në radhë të parë, të shfrytëzojn mundësinë e arsimimit dhe fitimit të përvojave të ndryshme europiane dhe një ditë në mos të gjithë-sepse e konsideroj të pamundur, një pjesë e tyre të kthehen në vatrat e tyre shekullore me investime kapitale dhe jo vetëm investime për shtëpi të cilat si e thashë më lart ngelin me roleta të ulura. Deri atëherë mirëmbetshi , shëndet, mbarësi e bereqet për çdo familje në migracion dhe vendlindje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...