57 vjeçarja nga Struga paditet për posedim fishek-zjarresh

NjPB-Struga ka paraqitur kallëzim penal kundër një gruaje 57-vjeçare nga fshati Podgorc i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese”.

Ministria e Brendshme bën me dije se gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate më 28 dhjetor 2023 në shtëpinë e saj, punonjësit e policisë gjetën dhe sekuestruan 4100 mjete piroteknike.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...