58% maqedonas, 24% shqiptarë dhe 13% të tjera komunitete,ja rezultatet jozyrtare të “Regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

58% maqedonas, 24% shqiptarë dhe 13% të tjera komunitete, INA me rezultate jozyrtare të “Regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Enti Shtetëror i Statistikave pritet që sot të shpallë rezultatet e “Regjistrimit të Popullsisë 2021” në Maqedoninë e Veriut.

Siç mëson INA nga burime jozyrtare, shifrat definitive rreth numrit të popullsisë pritet të jenë 1.832.696 banorë rezident.
Ndërsa sa i përket përqindjes sipas etniteteve, mbi 58 për qind janë maqedonas, mbi 24 për qind shqiptarë, ndërsa 13 për qind bashkësi të tjera etnike, përqindja e mbetur janë të padeklaruar.

Por numri total i banorëve të regjistruar me diasporën është 2.1 milionë banorë, që do të thotë se 300 mijë jetojnë jashtë vendit.

Nga 2.1 milionë të regjistruar me diasporën si jorezidente, 61 për qind rezultojnë maqedonas, 29 për qind shqiptarë si dhe komunitete tjera.
Por gjithçka do të jetë zyrtare në konferencën e përgaditur nga Enti Shtetërorë për Statistika, që do të mbahet sot në Sallën e Filarmonisë në Shkup.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, dje në një intervistë për MIA-n, tha se përkundër të gjitha sfidave, regjistrimi është një prezantim dhe prerje e plotë, e saktë dhe precize e shoqërisë sonë.StrugaLajm

Publikimi i të dhënave do të bëhet radhazi, sipas grupeve të të dhënave. Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet sot përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të folur në familje, numrin e banesave dhe numrin e familjeve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Entit Shtetëror të Statistikave, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë më 30 shtator janë regjistruar gjithsej 1.832.696 persona, janë regjistruar 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa. Jashtë shtetit janë 204 805 persona të vetëregjistruar.

Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547 banorë. Sipas përkatësisë etnike maqedonasit 1.297.981 (64.17%), shqiptarët 509.083 (25.17%), turqit 77.959 (3.85%), romë 53.879 (2.66%), serbët 35.939 (1.78 %, 79,5%) (1.78%) dhe 20,993 (1,03%) të tjerë.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...