60-vjeçari nga Korça sfidon të ftohtin, por edhe Putinin (VIDEO)

Anton Falo ish-sportisti i skive, dhuroi spektakël këtë të enjte për “Good Morning Albanians”, duke u zhytur në dëborë në Voskopojë.

Ai është shprehur se prej kohësh e sfidon veten me temperatura të ulëta, madje ka provuar të zhytet edhe në temperatura -25 apo-30 gradë celsius duke ia kaluar edhe Vladimir Putinit.

Falo bëri thirrje që të gjithë të rinjtë ti kushtohen më shumë sportit, ndërsa shtoi se pas zhytjes së bërë në borë,” trupin e ka zjarr”.StrugaLajm

Ish-kampioni i skive, 60-vjeçari Anton Falo, ka dhuruar spektakël për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews gjatë mëngjesit të sotëm, teksa është zhveshur dhe shtrirë në dëborë në Korçë, në temperatura -9 gradë celcius.

Ai tha se pasioni i tij është sporti dhe i bëri thirrje të rinjve që të ushtrojnë sa më shumë aktivitet fizik.StrugaLajm

Falo shtoi se familja e tij nuk është dakord me sfidat që ai ndërmerr, por tha se ishte i vendosur që të ndiqte pasionin e tij, sportin.

“Kam pësuar me dhjetra aksidente, kafshim gjarpri, thyerje këmbe, etj dhe gjithmonë jam mëkëmbur. Borën se kam problem fare, ja tani këtu ta bëj.

Pasioni i jetës sime është vetëm sporti, rinia duhet të merret me sport. Ngjyra e trupit normal. Fëmijët e mi nuk e bëjnë këtë.

Më thonë je budalla. Na turpërove më tha bashkëshortja, se edhe të njohin nga biznesi. Videon e bënë miqtë e mi”, ka thënë Falo./Euronews.al

https://youtube.com/watch?v=JSbRIBghWQg%3Ffeature%3Doembed

Loading...
loading...