7 tentime për blerjen e votës, e tha policia

Deri tash në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë bërë 7 denoncime per mitmarrje, respektivisht për tentim për blerje të votës. Policia njoftoi se këto raste do të procedohen pasi të mbarojë procesi zgjedhor. Policia njoftoi se këto raste tashmë janë në përpunim e sipër dhe kur të ketë detaje do të kumtohen.

Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski u apeloi partive politike që të përmbahen nga keqpërdorimet dhe incidentet dhe të njëjtën ua kërkuan simpatizantëve partiak.

RAPORTI I OJQ “CIVIL”

Në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash, u shpreh përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabir Deralla, por ky rast i është lënë në dorë të autoriteteve zyrtare për tu verifikuar.StrugaLajm

Sipas raporteve të kësaj organizate, në rajonin e Resnjës është vërejtur tentim për blerjen e votave të dy anëtarëve të një familje për 4.500 denarë, por ata i kanë refuzuar paratë.

“Ekzistojnë një sërë raportesh që arritën te CIVIL se dhe në dy raste tjera përveç atij në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash. Bëhet fjalë për raporte aq senzitive, sa që duhet të verifikohen së paku edhe një herë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare”, theksoi Deralla.

In : Aktuale

Loading...
loading...