75 viza pune në ditë jep Gjermania,po ndodh eksod në Maqedoni

75 viza pune në ditë jep Gjermania,po ndodh eksod në Maqedoni

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Zaevit në Maqedoni po ndodh eksodi madh i shpërnguljeve të të rinjve.

Nga atje thonë se ditëve të fundit, javëve dhe muajve jemi dëshmitarë të një eksodi të paparë, e padëgjuar deri më tani të shpërnguljes nga Republika e Maqedonisë. Po shpërngulen nxënësit, po shpërngulen të rinjtë, po ikin e tërë familja.StrugaLajm

“Do ua lexoj disa të dhëna të cilat janë shqetësuese. Konkretisht, Ambasada e Federatës së Republikës së Gjermanisë thotë dhe tregon se ka dhënë 75 viza në ditë, vëni re se kjo është rreth 1.500 të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë vetëm për një vit. Për një vit po flasim për rreth 20 mijë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Askush nuk e din numrin e vërtet”, tha Vllatko Gjorçev nga radhët e VMRO-së.StrugaLajm

Ai shtoi se ambasada e Zvicrës jep të dhëna për numrin e 500 deri 700 vizave të dhënë në muaj. Në vend të jetës, Qeveria e Zoran Zaevit po sjell shpërnguljen, sjell eksodin e paparë nga Maqedonia, ku veçanërisht shpërngulen të rinjtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...

©