90-vjeçari fiton betejën me Covid-19/ Mjeku i dedikon fjalët prekëse

Një mjek italian i cili gjendet në frontin e parë të përballjes me koronavirusin, në spitalin”Lanzo”, në provincën e Como-s, i ka dedikuar një mesazh të veçantë njërit prej pacientëve të tij. I moshuari, 90 vjeç i infektuar me Covid-19, i ka shtërnguar dorën mjekut duke i thënë se duhet ta linte të shkonte.
Por duket se përgjigja e mjekut ka hedhur poshtë pretendimin se të moshuarit me patologji të mëparshme ndërrojnë jetë nga virusi.
Pasi i moshuari është shëruar, ai i ka dedikua një status në “Facebook”, duke i theksuar se janë pikërisht pacientët që u japin forcë dhe shpresë për të vazhduar përpara.
“Ju keni hyrë në repartin tonë më 1 nëntor. Kur lexova datën tuaj të lindjes menjëherë vura re se keni vetëm 8 ditë më shumë se babai im dhe së shpejti do të mbushni 91 vjeç. Ditën e dytë niveli i oksigjenit ishte aq i ulët sa më është dashur t’ju vendos një pajisje me një përqindje të oksigjenit 100% ( kujtoj se ajo që marrim frymë është 21%). Ju më shtrënguat dorën dhe më thatë: “Doktor bëra gjithçka që doja në jetën time, unë jam 90 vjeç, më lër të shkoj”.
Buzëqeshja dhe dinjiteti yt ma mblodhën zemrën sa më dukej sikur isha unë ai që i mungonte oksigjeni. Ne luftuam së bashku, unë arrita t’ju tregoj të afërmit tuaj me anë të telefonit, infermierët u kujdesën për ju duke e bërë punën e tyre me dashuri, sanitarët gjithmonë pastronin dhomën tuaj dhe sot pas 15 ditësh ne ju nxorëm nga terapia intensive dhe ju jeni atje, si më parë. Ju keni filluar të ecni përsëri me ndihmën e fizioterapistëve tanë, dhe ne po përpiqemi t’ju dërgojmë sa më shpejt në shtëpi. Ju na keni falënderuar kaq shumë herë, por e vërteta është se duhet t’ju falënderojmë ne, sepse na jepni shpresën dhe dëshirën për të vazhduar luftën çdo ditë. Ne ju shpëtuam dhe ju na shpëtuat ”, ka shkruar mjeku./M.M-dritare.netAdsStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...