Disa turistë janë lënduar sot gjatë shpërthimit të bombës afër një autobusi turistik në afërsi të Muzeumit të ri të madh egjiptian, që po ndërtohet në rajonin e piramidave të njohura në Giza.
Forcat egjiptiane të sigurisë e kanë konfirmuar sulmin, pa kumtuar informatë për numrin e viktimave.
“Një mjet shpërthyes u aktivizua afër murit të Muzeut”, deklaroi për DPA një përfaqësues i forcave të sigurisë, i cili kërkoi të mbetet anonim.