Kryeministri shqiptar do ta bëj një xhiro me Mercedesin e shtrenjtë të Gruevskit

Matematika dhe kombinatorikat për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur. Analistët parashikojnë një qeveri të gjërë deri në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoninë e Verim Agim Jonuz thotë se kryeministri shqiptarëe do të këtë mundësi ta bëjë një xhiro me mercedesin e shtrenjtë të ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

“Një koalicion i gjerë deri në zgjedhjet e ardhshme, një shqiptar për kryeministrin për t’i dhënë atij “një xhiro” që të shëtitet në Mercedesin e shtrenjtë për të cilin u arrestua Gruevski. Zaev dhe Micko do të ndajnë departamentet kryesore, në mënyrë që askush të mos mund t’i fërshëllejë askujt, pala shqiptare do të marrë disa pozicione të forta drejtori në këmbim të kryeministrit, dhe të gjithë së bashku do të kenë vetëm një detyrë”, është shprehur ai në një shkrim autorial të botuar në gazetën “Vecer”, përcjell agjencia e lajmeve INA.StrugaLajm

Sipas tij, qeveria e re do të merret vetëm me menaxhimin e koronavirusit dhe asgjë më tepër.

In : Aktuale

Loading...
loading...