LSDM-BDI afër marrëveshjes, sot ndahen resorët dhe shqyrtohen kandidatët për poste

Konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së dhe BDI-së.
Kjo bëhet e ditur përmes një komunikatë të lëshuar nga BDI, përcjell INA.

“Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë eventuale të ardhshme.

Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar.”, thekson komunikata e BDI.

Më tej thuhet menjëherë do të njoftohet opinioni për çdo lajm shtesë ose përparim në lidhje me negociatat.StrugaLajm

“I vetmi informacion i saktë është ai i marrë nga zyrtarë të palëve të përfshira në negociata.”, thekson BDI. 

In : Aktuale

Loading...
loading...